No Image Available

Komisionerja për Zgjerimin e BE, Kos: Kam kaluar pushimet në Shqipëri, nuk kam parë vende më të bukura dhe njerëz më të mirë!

Komisionerja për Zgjerimin e BE-së, Marta Kos, ka ndarë gjatë mbledhjes së Këshillit Kombëtar të Integrimit Evropian edhe eksperiencat e saj personale në Shqipëri, duke vlerësuar bukuritë natyrore dhe mikpritjen e shqiptarëve. Kos u ndal sërish te procesi i integrimit, duke theksuar rëndësinë e dialogut dhe bashkëpunimit për të vijuar drejt anëtarësimit në BE. “Unë kam kaluar disa pushime, Pashkët në Shqipëri. Nuk i thashë askujt që kisha ardhur. Kam bërë 4 mijë kilometra deri në Theth. Nuk kam përjetuar ndonjëherë vende më të bukura dhe nuk kam takuar njerëz më të mirë. Ndihesha aq e sigurtë dhe aq mirë. Procesi i anëtarësimit nuk është linear, ka luhatje. Rëndësi ka që të vazhdojmë objektivin. Jemi këtu për t’iu dëgjuar, nuk pres që 100% e të...