Burimi:
Sportiim.al

Foto © Sportiim.al
Kombëtarja U-21 luan miqësore me Gjermaninë më 5 shtator në “Elbasan Arena”
Kombëtarja shqiptare U-21 do të zhvillojë një ndeshje miqësore prestigjioze ndaj Gjermanisë U-21 në muajin shtator. Federata Shqiptare e Futbollit ka arritur marrëveshjen me Federatën Gjermane të Futbollit që kjo ndeshje të luhet më datë 5 shtator në stadiumin “Elbasan Arena”. Orari i takimit do të përcaktohet në vijim. Kjo ndeshje miqësore është një test i rëndësishëm për trajnerin Alban Bushi dhe stafin teknik, për të vëzhguar nga afër lojtarët e grumbulluar dhe për të ndërtuar një grup sa më konkurrues në funksion të Europianit U-21 2027. Kombëtarja U-21 është e kualifikuar automatikisht në këtë turne madhor, pasi Shqipëria është...