Kombëtarja U-18 vajza e mbyll e katërta në Divizionin C të Europianit të basketbollit

Kombëtarja U-18 vajza e mbyll e katërta në Divizionin C të Europianit të basketbollit

Kombëtarja U-18 për vajza ka mbyllur aventurën e saj në Divizionin C të Kampionatit Europian në basketboll, duke u renditur në vendin e katërt mes 7 ekipeve pjesëmarrëse. Ky turne u zhvillua në Andorë. Kombëtarja kuqezi, e drejtuar nga trajnerja Eliverta Bujari, arriti një fitore dhe tri humbje. Fitoren e vetme, vajzat kuqezi e arritën në Grupin A, kur mundën Andorën pritëse. Po në këtë grup, Shqipëria u mund nga Armenia, duke shkuar gjithsesi, në fazën gjysmëfinale. Më pas, në ndeshjen gjysmëfinale, Shqipëria u mund fillimisht nga Gjeorgjia e më pas nga Malta, në sfidën për vendet 3/4, duke mos...