Kombëtarja U-18 e mbyll në vendin e pestë Europianin e Divizionit C të zhvilluar në Tiranë

Kombëtarja U-18 e mbyll në vendin e pestë Europianin e Divizionit C të zhvilluar në Tiranë

Në sallën sportive “Feti Borova” në kryeqytet u zhvilluan ndeshjet e Divizionit C të Kampionatit Europian në basketboll për djem, kategoria U-18, një event organizuar nga FSHB-ja. Kombëtarja shqiptare e mbylli turneun e shtëpisë në vendin e 5-të. Kombëtarja kuqezi, e drejtuar nga trajneri Klaudio Ndoja, arriti 4 fitore dhe 2 humbje, duke mos kapur dot objektivin kryesor, që ishin gjysmëfinalet. Shqipëria u rendit e treta në Grupin B, ku pësoi dy humbje, dhe në fund u detyrua të luajë për vendet 5-8. Në dy ndeshjet e fundit për renditje, djemtë e rinj të kombëtares arritën të mposhtin Monaco dhe...