Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Kombëtarja U-17 zyrtarizon dy ndeshje miqësore me Italinë në gusht
Edhe Kombëtarja U-17 do të luajë dy ndeshje miqësore me Italinë. Kuqezinjtë do të përballen më 12 dhe 14 gusht me “axurrët” në qendrën sportive “Coverciano”. Këto dy miqësore ndaj Italisë do të jenë edhe provat e para për trajnerin e ri të Kombëtares U-17, Fatjon Tafaj, i cili do të testojë grupin e lojtarëve të grumbulluar. Takimi i parë Itali U-17 – Shqipëri U-17 do të luhet më 12 gusht në orën 18:00, ndërsa ndeshja e dytë më 14 gusht në orën 11:00. Këto takime miqësore do të shërbejnë si përgatitje për kualifikueset e raundit të parë të Kampionatit...