Burimi:
Sportekspres.com

Kombëtarja U-15 luan ndeshjen e dytë miqësore ndaj Kroacisë
👁4484
Kombëtarja shqiptare U-15 zhvilloi sot ndeshjen e dytë miqësore ndaj Kroacisë U-15 në “Shtëpinë e Futbollit”, e cila u mbyll me fitoren 5-1 të miqve. Golin e vetëm për Shqipërinë e realizoi Mattia Xhemali. Trajneri Armand Dama e nisi ndeshjen me këtë formacion titullar: Marsid Hoxha (GK), Redon Pervetica, Rian Neza, Albion Muji, Roan Dema, Angelo Como, Gentjan Sharka, Klevis Basha, Haxhi Rrena (C), Erjon Vajushi dhe Mattia Xhemali. Minutat e para të sfidës ishin të qeta, por me kalimin e kohës të dyja skuadrat nisën të krijonin raste të rrezikshme. Kroacia gjeti dy herë rrugën e rrjetës në pjesën...