Kombëtarja shqiptare U-15 fiton me përmbysje ndaj Zvicrës, 2-1 në ndeshjen e parë miqësore

Kombëtarja shqiptare U-15 fiton me përmbysje ndaj Zvicrës, 2-1 në ndeshjen e parë miqësore

Kuqezinjtë e rinj kanë arritur një fitore të rëndësishme në ndeshjen e parë miqësore ndaj Zvicrës U-15, duke triumfuar 2-1 me gola nga Sebastian Sina dhe Haxhi Rrena. Trajneri Armand Dama e nisi ndeshjen me formacionin: Hoxha (kapiten), Ibrahimi, Neza, Muji, Cekrezi, Sina, Çomo, Perlala, Basha, Hyseni, Sharka. Zvicra kaloi e para në avantazh në minutën e 19-të me golin e Zanovello Timothy, por Shqipëria reagoi shpejt dhe barazoi në minutën e 26-të me Sebastian Sinën. Pjesa e parë u mbyll 1-1. Në pjesën e dytë, kuqezinjtë dominuan dhe pas disa rasteve, Haxhi Rrena shënoi golin e fitores në minutën...
Burimi: Sot.com.al