Burimi:
Sportekspres.com

Foto © Sportekspres.com
Kombëtarja e veteranëve fiton turneun “Prizren Masters Cup 2025”
👁2841
Kombëtarja shqiptare e veteranëve mori pjesë në turnen miqësor të futbollit të zhvilluar në Prizren “Prizren Masters Cup 2025”. Ky turne u organizua nga ekipi vendas i veteranëve, K.V.F Prizren Masters për nder të 10 vjetorit të themelimit të klubit. Në këtë aktivitet morën pjesë përfaqësuesja e veteranëve shqiptare, përfaqësuesja e veteranëve të Kosovës, si dhe ekipi mikpritës i Prizrenit. Përfaqësuesja shqiptare u shpall kampione e këtij turneu, duke ngritur trofeun simbolik pasi mposhti me rezultatin 2-1 ekipin e Prizrenit dhe 2-0 përfaqësuesen e Kosovës. Pas përfundimit të ndeshjeve, ish-futbollistët shqiptarë u pritën në një takim shumë miqësor nga kryetari...