Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Kolonja nderon rilindasit e saj, ekspozita sjell fotografi, dorëshkrime, libra, e gazeta të rralla
Studiuesi i njohur Niko Kotherja sjell për herë të parë një ekspozitë historike kushtuar rilindasve dhe luftëtarëve të shquar kolonjarë. Ekspozita paraqiti një përzgjedhje të pasur materialesh origjinale që pasqyrojnë jetën dhe veprën e personaliteteve të shquara nga zona e Kolonjës në periudhën 1880–1930. Në fokus janë figura të ndritura të kombit shqiptar si Jani Vreto, Thanas Sina, Petro Nini Luarasi, Themistokli Gërmenji, Abdyl Ypi, Shahin Kolonja, Sabri Qyteza, motrat Qiriazi, si dhe Sevastia, Gjergji dhe Parashqevi Qiriazi. Kontributi i tyre i kalon kufijtë lokalë, duke u shndërruar në gur-themel të historisë kombëtare. Ekspozita përfshin gjithashtu fotografi, dorëshkrime, libra, gazeta...