Kolo Muani nuk po bind, zbulohet kërkesa e Spalletti-t për merkaton e janarit
27 Tetor 2026 19:11 Telesport Pavarësisht transferimit me shumë bujë nga PSG për 41 milionë euro, rikthimi përfundimtar i Kolo Muani te Juventus nuk po jep rezultatet që priteshin prej tij. Deri tani, Kolo Muani ka shënuar tre gola dhe ka dhënë dy asiste, shumë larg pritshmërive. Pikërisht për këtë arsye, trajneri Luciano Spalletti ka kërkuar nga drejtuesit e klubit afrimin e një qendërsulmuesi të ri gjatë merkatos së janarit. Sipas Tuttosport, mes emrave që po shqyrtojnë drejtuesit e klubit bardhezi janë Antonio Raimondo (Frosinone, 22 vjeç), norvegjezi Alexander Sorloth (Atletico Madrid, 30 vjeç) dhe amerikani Folarin Balogun (AS Monaco, 25 vjeç). Zgjedhja përfundimtare do të varet qartazi nga kostoja ekonomike, duke qenë se Juventusi po përballet aktualisht me probleme financiare, të shkaktuara nga investime...
Burimi:
telesport.al