Kolë Blashi (1459-1512), arbërori në Republikën e Venedikut, që u shqua si vetrai (punues xhami)

Kolë Blashi (1459-1512), arbërori në Republikën e Venedikut, që u shqua si vetrai (punues xhami)

Jahja Drancolli Kolë Blashi (1459-1512) dhe disa arbërorë të Republikës së Venedikut, ndër të tjera, u shquan si vetrai (punues xhami) në punishtet e famshme të Murano-s! Murano, një ishull në veri të Venedikut i themeluar midis shekujve 5 dhe 7, përjetoi zhvillimin e tij maksimal pas vitit 1291, kur furrat e xhamit u transferuan këtu nga Venediku. Që atëherë e deri më sot, Murano do të bëhet qendra e prodhimit të xhamit venedikas, i eksportuar në sasi të mëdha jo vetëm në Europë. Kupat venedikase të smaltuar shfaqen në gjysmën e dytë të shekullit të 15-të, kur këtu ishin vendosur mjeshtër të ndryshëm të qelqit dhe tasave të emaluar. Një dëshmi e këtij aspekti të historisë së Muranos mund të gjendet në Muzeun e...