Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Kokainë nga Amerika e Jugut drejt Evropës, SPAK godet grupin kriminal në bashkëpunim me Prokurorinë e Veronës
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe Prokuroria e Veronës kryen një operacion të përbashkët kundër një organizatë kriminale nga Elbasani, e cila vepronte në Verona të Italisë dhe ishte përgjegjëse për transportin e sasive të mëdha të kokainës nga Amerika e Jugut në tregun evropian. Hetimet e kryera nga Prokuroria e Posaçme, Byroja Kombëtare e Hetimit, Guardia di Finanza seksioni i hetuesve financiarë të Veronës, çuan në sekuestrimin preventiv të pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme, burimeve financiare dhe aksioneve të pasurisë të një shoqërie tregtare, të cilat kalonin vlerën e 4 milionë eurove. Sekuestrimi u...