Kokainë dhe mijëra paund të fshehura në mobilien e televizorit, dënohen dy shqiptarët në Britani
Dy shqiptarë janë dënuar me burg në Britaninë e Madhe, pasi u shpallën fajtorë për përfshirje në shpërndarjen e kokainës në qytetin Stoke-on-Trent. Gjatë operacionit, policia sekuestroi 241 qese me kokainë dhe mbi 11.900 paund cash, një pjesë e të cilave ishte fshehur brenda mobilies së televizorit. Sipas Policisë së Staffordshire, Mikele Bilali, 26 vjeç, dhe Ervin Hasa, 25 vjeç, u paraqitën më 2 tetor përpara Gjykatës së Kurorës në Stoke-on-Trent, ku u shpallën dënimet për veprat penale që kishin pranuar. Bilali u dënua me 1 vit e 10 muaj burg, pasi pranoi akuzat për posedim të kokainës me qëllim shpërndarjen, drejtim të automjetit pa leje dhe pa siguracion. Ndërsa Hasa u dënua me 3 vite burg, pasi pranoi akuzat për posedim të kokainës me...
Burimi:
javanews.al