Kohëmatës për gjyqet, KLP vendos afate nga 1-12 muaj për shqyrtimin e dosjeve penale dhe civile

Kohëmatës për gjyqet, KLP vendos afate nga 1-12 muaj për shqyrtimin e dosjeve penale dhe civile

Këshilli i Lartë Gjyqësor ka vendosur kohëmatës për gjyqtarët, të ndarë sipas natyrës së çështjeve penale dhe civile. Konkretisht, për çështjet penale në të cilat ligji parashikon dënimin nga 10 vjet burgim deri në dënim të përjetshëm, gjyqtarët duhet ta shpallin vendimin brenda 12 muajve. Kurse afati mbi kërkesat penale dhe kundravajtjet është vendosur jo më gjatë se 2 muaj. Dosjet penale që kanë dënim deri në 10 vjet burg, çështja duhet të trajtohet brenda nëntë muajve. Gjyqtari urdhërohet po ashtu që, nëse shqyrton çështje përtej afatit minimal të shpallur nga qeveria e gjyqësorit, si relator duhet të njoftojë kryetarin...