Zyrtare, Egli lë garën dhe del nga shtëpia e ”Big Brother Albania Vip 4”

Zyrtare, Egli lë garën dhe del nga shtëpia e ”Big Brother Albania Vip 4”

Egli Tako një nga emrat më të komentuar, ka lënë garën e ”Big Brother Albania Vip 4”. Vendimi i fortë vjen pas shumë situatave të forta që ajo përjetoi në shtëpi. Sipas zarfit të vëllait të madh, Egli lë garën për shkaqe shëndetësore.
Në njoftimin e bërë publik, shkruhej: ”Vëllai i Madh ka marrë vendimin që konkurrentja Egli Tako të ndërpresë menjëherë garën. Egli ju uron suksese të gjithëve”. Ky mesazh ka habitur fansat dhe ka shkaktuar shumë reagime në rrjetet sociale, ku ndjekësit e Big Brother VIP Albania shprehën shqetësim dhe kuriozitet për arsyet që qëndrojnë pas këtij vendimi të papritur.

Egli Tako ka qenë një nga personazhet më të njohura dhe më të komentuar në këtë edicioni, për shkak të personalitetit të saj si dhe lidhjes që krijoi me reperin Gjesti, i cili është gjithashtu një prej konkurrentëve më të fortë të këtij edicioni.
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente