”Zoti më shpëtoi për një arsye”/ Trump: Nga sot ka vetëm dy gjini, meshkuj dhe femra
Presidenti i Amerikës, Donald Trump premtoi se do të farkëtojë një shoqëri që është e bazuar në meritokraci, teksa përmendi atentatin dhe tha se ”Zoti më shpëtoi për një arsye”.
Ai shtoi se nga sot politika zyrtare e qeverisë amerikane do të jetë që ka vetëm dy gjini, meshkuj dhe femra. ”Që sot e tutje, do të jetë politika zyrtare e qeverisë së Shteteve të Bashkuara që ka vetëm dy gjini, meshkuj dhe femra”, tha ai.
Po ashtu hodhi fokusin edhe në kostot e energjisë në rritje dhe inflacionin në SHBA.
Trump tha se do të drejtojë të gjithë anëtarët e kabinetit që të bëjnë ç’të munden për të “mundur” inflacionin dhe për të ulur çmimet. Presidenti nënvizoi se do të shpallë një emergjencë kombëtare mbi energjinë dhe përsëriti premtimin se administrata e tij do të rrisë shpimet për gaz dhe naftë në tokën Amerikane.
Burimi