
Zogu dhe Faruk I, dy mbretër shqiptarë që shkruan historinë dhe lanë gjurmë
Historia shpesh flet për mbretër që ndërtuan perandori dhe sunduan kombe të mëdha, por pak dihet për dy figura madhore me gjak shqiptar, të cilët lanë gjurmë të pashlyera në historinë e shekullit XX: Mbreti Ahmet Zogu i Shqipërisë dhe Mbreti Faruk I i Egjiptit.
Ahmet Zogu, një strateg dhe reformator i vendosur, udhëhoqi Shqipërinë në një periudhë sfiduese, duke ndërtuar shtetin modern shqiptar mes trazirave politike dhe kërcënimeve të jashtme. Në anën tjetër, Mbreti Faruk, pasardhës i dinastisë së lavdishme të Muhammed Ali Pashës, trashëgoi fronin egjiptian dhe luajti një rol të rëndësishëm në zhvillimin e Egjiptit si një fuqi rajonale.
Ky rrëfim sjell historinë e dy mbretërve shqiptarë, të cilët, ndonëse në kahe të ndryshme të botës, ndanë një trashëgimi të përbashkët dhe një vizion për fuqizimin e kombeve të tyre. Ata u takuan në Kajro në vitin 1950, një moment simbolik i një lidhjeje historike që përshkon shekujt.
Ahmet Zogu, biri i Xhemal Pashë Zogollit nga Burgajeti i Matit, u dallua që në rininë e tij të hershme për angazhimin në lëvizjet politike dhe ushtarake kombëtare. Në vitin 1928, në moshën 33-vjeçare, ai u shpall Mbret i shqiptarëve, duke inauguruar monarkinë shqiptare.Pas trazirave të vitit 1925 dhe puçit ushtarak, Shqipëria ndodhej në një situatë katastrofike politike, ekonomike dhe ushtarake. Nuk kishte institucione të konsoliduara, një ekonomi të qëndrueshme apo një administratë të organizuar. Ushtria ishte e vogël dhe vullnetare, policia numërohej me gishtat e dorës, ndërsa bankat mungonin krejtësisht. Edhe parlamenti dhe ministritë zhvillonin punimet në shtëpitë private të bejlerëve.Gjatë sundimit të tij (1925-1939), Mbreti Zog ndërmori reforma të thella për ndërtimin e shtetit modern shqiptar. Ai:Ndërtoi infrastrukturën rrugore dhe objektet qeveritare.Krijoi institucionet shtetërore dhe administratën publike.Hartoi Kushtetutën dhe reformoi ushtrinë, policinë dhe xhandarmërinë.Themeloi Bankën Kombëtare dhe krijoi monedhën shqiptare.Rregulloi sistemin e dokumenteve zyrtare, përfshirë pasaportat dhe identifikimin kombëtar.Hapi shkolla, spitale, konvikte dhe institute arsimore.Mbështeti bursa studentore për studime jashtë vendit.Sjelli një frymë të re politiko-shoqërore që e vendoste Shqipërinë mes Lindjes dhe Perëndimit.Në prillin e vitit 1939, me pushtimin italian të Shqipërisë, Zogu u detyrua të largohej nga vendi, duke nisur një jetë në mërgim që e çoi deri në Paris, ku ndërroi jetë në vitin 1961.
Mbreti Faruk I (1920, Kajro – 1965, Romë)Mbreti Faruk ishte pasardhës i dinastisë së lavdishme të Muhammed Ali Pashës, shqiptarit të shquar që, nga një guvernator i Perandorisë Osmane në Egjipt, u shndërrua në themeluesin e një perandorie të fuqishme në vitin 1805. Dinastia e tij sundoi Egjiptin dhe Sudanin për gati një shekull e gjysmë, deri në vitin 1952.Faruku u ngjit në fronin e Egjiptit në vitin 1936, në moshën 16-vjeçare, sapo ishte kthyer nga studimet në Angli. Ai u bë një figurë e rëndësishme e botës arabe dhe një reformator i madh në fushën e arsimit, infrastrukturës dhe ushtrisë. Ai mbështeti zhvillimin ekonomik dhe fuqizimin e Egjiptit si një fuqi rajonale.
Megjithatë, pas një puçi ushtarak të organizuar nga oficerët e lirë dhe të mbështetur nga interesat britanike dhe izraelite, Mbreti Faruk u rrëzua nga froni në vitin 1952 dhe u detyrua të largohej në mërgim. Pas një periudhe izolimi, ai u vendos në Romë, ku jetoi deri në vitin 1965.
Takimi i Dy MbretërveNë vitin 1950, Mbreti Ahmet Zogu dhe Mbreti Faruk u takuan në Kajro, në një moment historik që përfaqësonte takimin e dy dinastive shqiptare që kishin lënë gjurmë në historinë e dy vendeve të ndryshme. Ky takim simbolizonte jo vetëm lidhjet historike mes Shqipërisë dhe Egjiptit, por edhe rolin e shqiptarëve në formësimin e historisë botërore.
Përshtatur dhe plotësuar nga një publikim i Eugen Shehut
Albert Vataj
Burimi