Zarfi i Zi mbërrin në shtëpinë e ”BBVA4”, ja dënimi për banorët

Zarfi i Zi mbërrin në shtëpinë e ”BBVA4”, ja dënimi për banorët

Showbiz E Enjte, 20 Shkurt 2025 18:31
Zarfi i zi është rikthyer në shtëpinë e ”Big Brother Albania Vip 4”. Këtë herë jo për një banor, por për të gjithë konkurentët aty.
Kjo ka ndodhur për shkak të thyerjes së rregullit të mos zgjimit nga gjumi në kohën që bie alarmi, ndaj dhe banorët janë dënuar nga Vëllai i Madh me mbylljen e dhomës së gjumit, dhe ata nuk kanë të drejtë që të flejnë aty gjumë.

Prej ditësh, banorët nuk kanë respektuar rënien e alarmit, duke fjetur më shumë dhe duke nisur shumë vonë aktivitetet ditore, duke bërë që Vëllai i Madh t’i dënojë ata.
“Për shkak të moszbatimit të rregullit të zgjimit nga gjumi dhe të nisjes së aktiviteteve ditore në kohë, Vëllai i Madh ka vendosur që të mbyllë derën e dhomës së gjumit në një afat të papërcaktuar”, shkruhej në zarf.
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente