
Xuxi zbulon pagesën që merr nga BBVK3 për qëndrimin në lojë
Showbiz E Shtunë, 30 Nëntor 2024 16:12
Këngëtari Xuxi ka konfirmuar se banorët e ”Big Brother VIP Kosova” paguhen për qëndrimin në shtëpi. Në një bisedë spontane gjatë një momenti të qetë në dhomën e gjumit, ai zbuloi se për çdo shtatë ditë qëndrim në shtëpi, ai paguhet 600 euro.
“Nuk është keq 600 euro për 7 ditë”, tha Xuxi, duke u munduar që të mos e bëjë shumë të dukshme shifrën, por kjo nuk kaloi pa u vënë re nga fansat, të cilët e shpërndanë video-n në rrjetet sociale.
Ky pohim ka ngjallur diskutime të shumta, duke hedhur dritë mbi aspektin financiar të pjesëmarrësve në këtë reality show. Për më shumë, ky fakt e konfirmon njëherë e mirë se përtej tensioneve dhe ngjarjeve dramatike që ndodhin në shtëpi, ekziston edhe një komponent ekonomik që e bën eksperiencën më tërheqëse për banorët.
Burimi