Xumi kërkon të sqarohet me Eglin, por banorja refuzon: Ti po viktimizohesh
Showbiz E Hënë, 20 Janar 2025 14:01
Dramat në ”Big Brother Albania Vip 4” vijojnë pas hapjes së kutisë së pandorës në Prime e së shtunës. Egli i thotë Xumi se ai nuk ka treguar aspak respekt për të. Xumi i kthehet duke i thënë: “Si mund ta thuash këtë gjë e të viktimizohesh kur unë të kam qëndruar larg”.
Egli ia kthen: ”Ti vetëm respekt nuk ke treguar, por ke treguar se kush je në të vërtet. Ti ke marrë indicie se çfarë po ecën dhe fjala ime ka pasur zero vlerë për ty. Ti ke dashur të dish vetëm se çfarë është përmendur çdo Prime. Nuk ke pyetur njëherë se çfarë sikletesh më ke shkaktuar mua”.
Xumi vazhdon duke i përsëritur se është larguar nga ajo për respekt. Nga ana tjetër, Xumi ka biseduar me Gjestin duke i deklaruar banorit se nëna e tij është e sëmurë me kancer në stadin e katërt. Pas kësaj deklarate të banorit, Egli ka nisur të ndjehet keq dhe ka shprehur se këto gjëra nuk duhet të përdoren për lojë.
Gerti teksa ishte duke biseduar me G Banin i ka shprehur atij për Eglin se: “Po masakron një mashkull që e do, këto që na mbrojnë të drejtat e femrave, po këta burra i mbron njeri që masakrohen?”. G Bani teksa i mbështet mendimin banorit shprehet duke thënë se: “Është bërë mëkat të biesh në dashuri në 2025 se paragjykohesh dhe gjykohesh”.
Burimi