
Xheneta thotë se i mungon Gjesti, Edona: Hajt se e sheh kur të dalësh
👁539
Showbiz E Hënë, 20 Janar 2025 14:18
Dy opinionistët e ”Big Talk”, Edona James dhe Santiana Maloku kanë hyrë në shtëpinë e ”Big Brother Kosova Vip 3” për të kaluar 24 orë.
Gjatë kohës që Edona po pastronte grimin, ajo kishte një bisedë me Xhenetën në dhomën e grimit, dhe tema kryesore ishte Gjesti. Xheneta shprehu se i mungon shumë dhe është mërzitur, duke thënë se mendon se Gjesti nuk e do më.
Edona e priti këtë me ironi duke i thënë: “Hajt se e sheh kur të dalësh jashtë, do të kenaqeni” dhe qeshi, duke e ditur se Gjesti është në Big Brother VIP Albania dhe nuk mund të takohet me Xhenetën derisa ajo të dalë nga shtëpia. Edona e siguroi Xhenetën se kur ajo të dalë, Gjestin do ta vlerësojë më shumë dhe se në fakt ai e ka dashur shumë.