Vuçiç për “New York Times”: Kurti vuan të veshë uniformën e të aktrojë si Zelensky i vogël

Vuçiç për “New York Times”: Kurti vuan të veshë uniformën e të aktrojë si Zelensky i vogël

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, duke komentuar opinionin e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, në gazetën amerikane “New York Times” për armatosjen e Serbisë dhe afërsinë e saj me Rusinë, ka thënë se Kurti “është i vetmi që dëshiron luftë”.
Të premten në NYT u publikua një vështrim i Kurtit. Ai aty ka shkruar se “një front i ri në Ballkan do t’i shërbente Rusisë po aq sa Serbisë”. Kurti ka thënë se hapja e një fronti të ri në Ballkan do t’i mundësonte Serbisë që të përpiqet “të pushtojë territorin me agresion”.
Duke iu përgjigjur shkrimit, Vuçiçi në një konferencë për media akuzoi Kurtin se “vuan të veshë uniformën e të aktrojë si një Zelensky i vogël”.
“Siç po armatosen ata, në fakt po armatoset nga turqit nëpërmjet gjermanëve e amerikanëve shumë më tepër sesa unë dua, e shumë më pak sesa që ai do të dëshironte. E sa u përket atyre marrëzive të tij se kush dëshiron luftë, ai është i vetmi që do luftë, pasi që gjithë jetën e tij lëngon që ta veshë uniformën dhe të shtiret në Ballkan si Zelensky i vogël”, ka thënë Vuçiç.
Burimi