Video tronditëse që trazoi shqiptarët, Bashkia e Kavajës: Gati të japim mbështetje ndaj ikonës Parashqevi Simaku

Video tronditëse që trazoi shqiptarët, Bashkia e Kavajës: Gati të japim mbështetje ndaj ikonës Parashqevi Simaku

Pas videos tronditëse për gjendjen e këngëtares së njohur Parashqevi Simaku, ka reaguar i shqetësuar edhe kreu i bashkisë së Kavajës Fisnik Qosja. Ai shpreh mbështetjen për ikonën e muzikës së lehtë shqiptare. ”Parashqevi Simaku, është vajza nga Kavaja që me zërin e saj të artë ndriçonte kombin shqiptar në momentet e veta më të zymta! Ajo është një ikonë dhe një krenari e Kavajës!
Pasi pamë pamjet e transmetuara nga gazetari Blendi Fevziu, nuk më mbetet gjë tjetër veç se të lajmëroj publikisht se Bashkia Kavajë, Këshilli Bashkiak dhe i gjithë komuniteti kavajas, ka mundësinë dhe detyrën ta mbështesë siç i takon një artiste të madhe si Parashqevi Simaku si dhe të tregojë mirënjohjen më të thellë për gjithë çfarë na ka dhuruar përgjatë viteve!

Kavaja është gjithmonë shtëpia e saj dhe do ta presë gjithmonë siç i takon një ikone të ndritur si ajo”,-shkruan Qosja.

Këngëtarja e famshme shqiptare gjatë viteve ’80, është një emër që mbetet i paharruar për artdashësit. Ajo emigroi në SHBA në vitet ’90 dhe jetoi larg syrit të publikut. Ka patur zëra se Parashqevia jeton e vetmuar dhe me asistencë sociale. Dihej shumë pak për këtë dhe askush nuk ka folur, as miqtë apo të afërmit.
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente