
VIDEO/ Papa Françesku bëhet me makinë elektrike
👁618
Bota E Mërkurë, 4 Dhjetor 2024 18:11
Vatikani ka zbuluar makinën e re që do të përdoret për të transportuar Papa Françeskun, një Mercedes-Benz elektrik me kabinë të hapur. Makinën e re elektrike, e cila ka sedilje më të ngritur nga e cila mund të shohë më mirë, Papa Françesku do ta përdorë kur të përshëndesë pelegrinët në Sheshin e Shën Pjetrit. Makina është një version i modifikuar elektrik i “G-Class” luksoz të përmasave të mesme të prodhuesit gjerman të automjeteve. Ajo do të ketë një sedilje më të ngritur për Papën, në mënyrë që turmat ta shohin më lehtë.
Burimi