Video-ja që shkaktoi trishtim/ Kushërira e Parashqevi Simakut: Nuk është e kthjellët, duhet ndihmuar
Showbiz E Shtunë, 14 Dhjetor 2024 10:37
Parashqevi Simaku, artistja e madhe e muzikës shqiptare në vitet ’80, ka prekur zemrat e shqiptarëve pas një video virale. E ndodhur në Amerikë, ajo u bë pjesë e një kronike tek emisioni më popullor atje, ”ABC7”, dhe shkaktoi shumë trishtim tek shqiptarët që panë gjendjen në të cilën ndodhej ikona e muzikës së atyre viteve.
Gruaja u paraqit nën emrin “Simaku Nolfe”, të cilin dhe nga kërkimet në rrjetin social Facebook, mund ta dallosh qartësisht se i përket pikërisht Parashqevi Simakut. Në një mesazh të dërguar në llogarinë e gazetares Mira Kazhani, e afërmja e Parashqevisë, shpjegon se artistja vuan nga probleme shëndetësore dhe ka nevojë për ndihmën e duhur: “Ne kemi vite që i kemi humbur kontaktet. Informacioni i fundit është që ka pësuar hemorragji cerebrale dhe si pasojë nuk është shumë e kthjellët”.
Kushërira e saj ka treguar dhe fatkeqësistë familjare që kanë rënduar mbi artisten vitet e fundit. ”Me bashkëshortin është ndarë prej shumë kohësh, por duke qenë se ai fitoi kujdestarinë mbi djalin e tyre, është detyruar të vazhdojë jetesën në Amerikë për t’i qëndruar pranë djalit. Mamaja e saj vdiq totalisht e vetme vjet dhe me lot në sy për vajzën”.
Burimi