
VIDEO/ Drenusha flet jetën pas Big Brother: Vajza nuk ka qenë mirë
Showbiz E Mërkurë, 19 Shkurt 2025 16:02
Drenusha Latifi është rikthyer me një intervistë në ”Kosova Today”, aty ku rrëfeu dhunën në familje nga ish-partneri i saj, Atilla Kardesh. Kjo histori kishte prekur shumë njerëz dhe kishte inkurajuar gra të tjera që të flisnin hapur për dhunën e përjetuar. ”Dhuna në familje ekziston kudo, secili kemi nga një shoqe që ka përjetuar dhunë në familje që ia kemi shëruar plagët, e di sa e vështirë është”, u shpreh ajo.
”Më kanë shkruar edhe mua shumë gra që ti je arsyeja që e kanë ngritur zërin duke më parë sa e fortë, sa e guximshme je treguar me historinë tënde. Normalisht kur e tregon një lloj historie nuk është për me u mburr as që ke arrit diçka në jetën tënde, është shumë e dhimbshme”, shtoi ndër tjerash Latifi.
Po ashtu ajo tregon se pas daljes nga ”Big Brother Kosova Vip 3”, vajza e saj nuk ka qenë mirë pasi nuk ka mundur t’i përballoj disa situata të ndodhura. Ajo thotë se për këtë i është dashur ta çoj edhe te psikolog, në mënyrë që t’i tejkalojë këto.
“Vajza kur jam dal prej Big Brotherit nuk ka qenë hiç mirë dhe vazhdon mos me qenë mirë, e kam pasur te psikolog. Ka përjetuar shumë gjëra që nuk ka mundur t’i përballoj mostakimi me nënën tem, mos-takimi me mua, lënia jashtë shkollës vetë. Një papërgjegjësi shumë e madhe ndaj një prindit që e ka krijuar duke pasur mundësi që t’i lë te nëna ime, duke pasur mundësi t’i lë te familja ime”, tha Latifi.
Burimi