Vendimi i Venecias për Xhaçkën, Xhixho: Precedent i rrezikshëm për vendimet e Kushtetueses

Vendimi i Venecias për Xhaçkën, Xhixho: Precedent i rrezikshëm për vendimet e Kushtetueses

Zv/presidentja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho thotë se vendimmarrja e mazhorancës për mandatin e deputetes socialiste Olta Xhaçka krijon një precedent të rrezikshëm për vendimet e Gjykatës Kushtetuese dhe për raportin Kuvend-Gjyqësor. Duke iu referuar opinionit të Komisionit të Venecias, Xixho tha se konfirmoi betejën e drejtë të opozitës për respektimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese.
“Përpjekja për të mbajtur peng me arrogancën e shumicës parlamentare, vendimet e Gjykatës Kushtetuese, është një puç kushtetues ndaj shtetit ligjor. Si një prej firmëtareve të nismës për të çuar në Gjykatën Kushtetuese rastin “Xhaçka”, e kam konsideruar që në krye të herës një shembull flagrant të papajtueshmërisë së funksionit të deputetit me konfliktin e interesit, neni 70, pika 3 e Kushtetutës”, tha Xhaçka.

Deputetja e Partisë së Lirisë theksoi më tej se “Komisioni i Venecias ka thënë të njëjtën gjë që ka thënë Gjykata Kushtetuese, që nuk mund të ngrihet pavarësia apo liria e votës kur bëhet fjalë për vendimet e Gjykatës Kushtetuese”. Xhixho nënvizoi se edhe pse mazhoranca u zotua se do të zbatonte menjëherë opinionin e Komisionit të Venecias, dje në seancë tregoi sërish për turpin e saj që ajo nuk njeh as Kushtetutë, as Gjykatë Kushtetuese e as shtet të së drejtës.

“Kjo sjellje e papranueshme, antishtet, është prova e qartë se ky regjim duhet rrëzuar një orë e më parë me forcën e qytetarëve të lirë e të ndershëm që nuk pranojnë të vazhdojnë të sundohen nga 5% e oligarkëve që vjedhin çdo pronë publike të këtij vendi duke varfëruar në skamje 95% të qytetarëve”, e përmbyll reagimin Xhixho.
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente