
Vazhdon festa për 29 Nëntorin edhe në Durrës
👁1093
Edhe pse temperaturat kanë qenë të ulta, shumë qytetarë të Durrësit kanë dalë në sheshet e qytetit bregdetar për festime. Mjetet e tyre kanë bllokuar edhe sheshin qendror. Në qendër të Durrësit, qytetarët kanë dalë me flamuj kombëtar të vendosur në makina. Dje në aktivitetet e 28 nëntorit, Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë, kulmuan me një koncert festiv madhështor në qytetin e Vlorës, ku u festua 112-vjetori i shpalljes së Pavarësisë. Ky koncert ka bashkuar shumë qytetarë nga e gjithë Shqipëria, si dhe emigrantë të kthyer për festat në atdhe.
Burimi