Ukraina tre vjet nga fillimi i luftës, në kërkim të një horizonti paqeje

Ukraina tre vjet nga fillimi i luftës, në kërkim të një horizonti paqeje

Prova për normalizimin e marrëdhënieve të SHBA-së me Rusinë. Ballafaqim i ashpër i presidentit amerikan Trump me homologun e tij ukrainas, Zelensky. Vështirësia e Evropës, që vijon të jetë përbri Kievit, por pa strategji të përbashkët
Qoftë larg interpretimi përmes lenteve të pacifizmit universal, ndryshimi i paradigmës, imponuar nga administrata Trump për luftën në Ukrainë, që pasqyron mënyrën e re të lidhjes së Shteteve të Bashkuara të Amerikës me pjesën tjetër të botës. U shfaq qartë në Riad, ku këtë javë dy delegacione, të zyrtarëve amerikanë dhe rusë, u takuan jo vetëm për të nisur bisedimet për paqen në Ukrainë por, mbi të gjitha, për të rifilluar marrëdhëniet dypalëshe ndërmjet Moskës dhe Uashingtonit.

Normalizimi i marrëdhënieve SHBA-RusiNormalizimi i marrëdhënieve hap mundësinë e ligështimit të boshtit Moskë-Pekin, pretendentë kryesorë të supremacisë amerikane. Në vijim, presidenti Trump do të kishte mundësinë të konfirmonte supermacinë amerikane në botë dhe “ta bënte Amerikën përsëri të madhe”, siç thotë parulla e njohur republikane. Gatishmëria e rusëve për dialog duhet t’i përshtatet logjikës së saktë gjeopolitike: biseda me Uashingtonin e lejon Moskën të jetë më e fortë në tryezën e negociatave, të zgjerojë levat e negociatave të paktën në Krime dhe në Donbas dhe, për këtë arsye, të rifitojë besueshmërinë me perëndimorët – me të cilët rusët kanë bërë gjithmonë hesape të mira, veçanërisht për shkak të sanksioneve të ndërprera në planin energjitik, tani pjesërisht të ndërprera për shkak të masave ndëshkimore – e të Kinës që, pavarësisht nga deklratat e aleancës “pa kufij”, qe shumë e kujdesshme në mbështetjen e operacionit ushtarak të Moskës dhe vijoi t’i thërrasë palët në dialog me emrin e multilateralizmit.
Tensionet me ZelenskyPërkundrazi, tensioni në rritje me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky synon t’i frenojë përpjekjet ekonomike dhe ushtarake të SHBA-së në Ukrainë të cilat, tre vjet pas pushtimit në shkallë të gjerë të vendit nga Federata Ruse, arrijnë në mbi 65 miliardë dollarë të shpenzuara për sistemet e mbrojtjes ajrore, artilerinë, helikopterët dhe tanket. Kjo do t’i jepte Uashingtonit mundësinë për të përqendruar përpjekjet e tij në teatrot që konsiderohen si përparësi!
Para së gjithash, ekziston Indo-Paqësori, strategjik për frenimin e Kinës, përpunimin e lëndëve të para me kosto të ulët dhe përshpejtimin e garës së përparimit teknologjik. Pastaj është Lindja e Mesme dhe, bashkë me të, Vendet e Gjirit, qendërsia e të cilave u riafirmua nga zgjedhja e Riadit si vend për dialog ndërmjet fuqive. Megjithatë, duket se ka pak hapësirë ​​për Evropën.
Pavarësisht dy samiteve organizuar nga presidenti francez Emmanuel Macron, në Paris, ku u takuan disa vende, evropiane dhe jo-evropiane, përveç SHBA-së, për të diskutuar rolin e tyre në luftën kundër Ukrainës, Evropa nuk arriti të mbajë qëndrim të bashkuar. Trump do të presë Macron dhe kryeministrin britanik, Keir Starmer ndërmjet të hënës dhe të enjtes, por presidenti amerikan ka thënë tashmë as njëri as tjetri “nuk kanë bërë asgjë” për t’i dhënë fund luftës.
Vështirësitë evropianePër më tepër, pavarësisht nga fakti se Bashkimi Evropian krenohet për tregtinë dypalëshe me SHBA-në prej mbi 900 miliardë dollarësh dhe fronti jugor i Kontinentit të Vjetër synon një zonë të paqëndrueshme si Afrika e Veriut, në të cilën sillen rusët dhe turqit, mungesa e një strategjie unitare i bën të njëzet e shtatët të paaftë për t’i ofruar diçka konkrete Trumpit. Megjithatë, ky “do ut des” – “e dua atë” është një nga aspektet kryesore të mënyrës së re amerikane të konceptimit të botës.
Kjo punë u pa këtë javë, kur Trump përsëriti nevojën për marrëveshje me Kievin lidhur me administrimin e tokave të rralla. Në këtë mënyrë, SHBA-ja po e bën të qartë se nuk do të angazhohet më pa pagesë ose me një ndjenjë të fortë drejtësie, por do të avancojë gjithnjë si homolog ekonomik ose strategjik. Një paradoks, nëse mendon për agresionin e pësuar nga ukrainasit apo mbështetjen e ofruar deri pak muaj më parë nga ish-presidenti Joe Biden, por edhe një shembull që tregon qartë se si po ndryshon bota. E kjo i detyron evropianët të kuptojnë çka mund t’i ofrojnë SHBA-së, jo vetëm me rrezikun që të bëhen edhe më të ligshtë, por edhe të humbasin një aleat historik.R.SH. / Vatikan
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente