U pl@gos me biçak nga shoku i klasës, 17-vjeçari: Mësuesja më shpëtoi

U pl@gos me biçak nga shoku i klasës, 17-vjeçari: Mësuesja më shpëtoi

17-vjeçari që u plagos me biçak nga shoku i klasës së tij në ambientet e brendshme të shkollës së mesme “Mustafa Hoxha në Cakran, ndodhet i shtruar në spitalin e Fierit. Ai tregon çfarë ndodhi në 10 minuta para se të niste ora e mësimit. Sherri kishte nisur për shkak siç thotë adoleshenti, autori, shok klase kishte disa foto të familjarëve të tyre dhe i shpërndante nëpër rrjete sociale.
”10 minuta para se të futeshim në mësim, ishim tek korridori i klasës, dhe i themi nëse është e vërtetë që ti ke foto të familjarëve tanë, nëse i ke fshiji, mbyllet këtu Ai tha jo, telefoni është personal. U tensionua nga pyetjet e shumta. Ai reagoi duke nxjerrë biçakun.

Ai gjithmonë mbante me vete biçakun. Më qëlloi në shpatull dhe në këmbë. U shmanga u futa brenda në klasë mbylla derën, por nuk e mbaja dot mbyllur për shkak të shpatullës. Ai e hapi me thikë në dorë. Erdhi mësuesja e më shpëtoi nga ai djalë. Falë asaj jam këtu”.
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente