Trump shkakton sherrin e parë, presidenti i Panamasë: Kanali është i joni

Trump shkakton sherrin e parë, presidenti i Panamasë: Kanali është i joni

Bota E Hënë, 20 Janar 2025 21:32
Donald Trump gjatë fjalimit të parë si President i SHBA-së i mëshoi sërish faktit se do ta marrin mbrapsht Kanalin e Panamasë. Por deklaratat e tij të forta kanë sjellë po ashtu kundërpërgjigjen e Panamasë. Presidenti i këtij vendit, Jose Raul Mulino, e hodhi poshtë këtë ide të Trump.
“Kanali është e do të jetë pjesë e Panamasë dhe administrimi i tij do të vazhdojë të jetë nën kontrollin panamez, duke respektuar neutralitetin e përhershëm”, tha Mulino pas fjalimit të Trump të hënën. Mulino po ashtu kundërshtoi pretendimin e Trump se kanalin, i cili bashkon Detin e Karaibeve me Oqeanin Paqësor, e operon Kina.

”Nuk ka asnjë prani të ndonjë kombi në botë që ndërhyn me administratën tonë”, tha Mulino, por pa përmendur Kinën drejtpërdrejtë. Ai bëri thirrje për dialog mbi çështjen, ”për të sqaruar pikat e përmendura, por pa minuar të drejtat e Panamasë”, që sipas presidentit ka pronësi dhe sovranitet të plotë mbi kanalin.
Autoriteti i Kanalit të Panamasë tha se nuk do t’i komentojë deklaratat e Trump. ”Anijet amerikane po mbifaturohen dhe nuk po trajtohen drejt në asnjë mënyrë të mundshme dhe kjo përfshin edhe Marinën e Shteteve të Bashkuara. Mbi të gjitha, Kanalin e Panamasë po e kontrollon Kina dhe ne nuk ia dhamë Kinës. Ia dhamë Panamasë dhe do ta marrim sërish mbrapsht”, pretendon Trump.
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente