Trump propozon dërgimin e palestinezëve në Egjipt dhe Jordani

Trump propozon dërgimin e palestinezëve në Egjipt dhe Jordani

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump hodhi dje idenë e një plani për të pastruar Rripin e Gazës duke thënë se ai donte të dërgonte palestinezë nga ky territor drejt Egjiptit dhe Jordanisë, përkohësisht ose në një afat të gjatë, dhe kjo për të ruajtur paqen në rajon.
“Ne po flasim për 1,5 milionë njerëz dhe ne thjesht duam ta pastrojmë. E dini, gjatë shekujve, kjo zonë ka pasur shumë konflikte. Dhe nuk e di, diçka duhet të ndodhë”, u tha  Trump gazetarëve duke e krahasuar territorin palestinez me një vend të shkatërruar, pas 15 muajsh luftë me Izraelin.

Trump tha se kishte folur me mbretin e Jordanisë Abdullah II për këtë çështje dhe se do të bënte të njëjtën gjë sot me presidentin egjiptian, Abdel Fattah al-Sisi.
“Unë do të doja që Egjipti të merrte njerëz brenda. Dhe unë do të doja që edhe Jordania të merrte njerëz”, u tha Trump gazetarëve në bordin e avionit presidencial ”Air Force One”.
Sipas tij, zhvendosja e banorëve të Gazës mund të jetë “e përkohshme ose afatgjatë”.
”Është fjalë për fjalë një vend i rrënuar tani, pothuajse çdo gjë po shkatërrohet dhe njerëzit po vdesin atje”, tha ai.
“Kështu që unë preferoj të përfshihem me disa kombe arabe dhe të ndërtoj banesa diku tjetër, ku ndoshta ata mund të jetojnë në paqe”, shtoi ai.
Shumica dërrmuese e 2,4 milionë njerëzve të Gazës janë zhvendosur.
Një armëpushim, i cili filloi më 19 janar, ende qëndron dhe ka rezultuar në dy shkëmbime.
Trump kishte bërë presion të fortë mbi të dyja palët për të arritur një marrëveshje përpara betimit të tij, më 20 janar./  a.jor. ATSH
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente