![Trump mbështet akuzat e nënpresidentit Vance ndaj Europës](https://lajmidites.com/wp-content/uploads/thumbnails/2025/02/trump-mbeshtet-akuzat-e-nenpresidentit-vance-ndaj-europes_67b080d10d2f2.jpeg-730x440-lajmidites.com.webp)
Trump mbështet akuzat e nënpresidentit Vance ndaj Europës
Presidenti amerikan, Donald Trump, mbështet komentet kritike të zëvendëspresidentit J.D. Vance ndaj Evropës lidhur me kufizimin e lirisë së shprehjes dhe migracionin.
Presidenti amerikan Donald Trump i mbrojti akuzat e bëra nga zëvendëspresidenti J.D. Vance se liria se shprehjes nc Evropë është në rrezik. “Ata në Evropë po e humbasin të drejtën e tyre të mrekullueshme për lirinë e fjalës,” tha Trump në një takim me gazetarë.
Trump: Problem me emigracioninTrump tha se e kishte ndjekur fjalimin e Vance për lirinë e shprehjes në Evropë. “Unë mendoj se mendimi i tij është i drejtë”, shtoi Trump. Evropa ka gjithashtu “një problem të madh me imigracionin”.
Në fjalimin e tij në Konferencën e Sigurisë në Mynih, Vance tha se, sipas tij, liria e shprehjes në Evropë është duke u kufizuar. Si provë për këtë ai përmendi ndër të tjera dënimin e një emigranti irakian për djegien e disa kopjeve të Kuranit në Suedi si dhe anulimin e zgjedhjeve presidenciale në Rumani për shkak të akuzave për ndërhyrje nga ana e Rusisë.
Kritika nga politikanët gjermanëKancelari gjerman Olaf Scholz dhe ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius, i hodhën poshtë komentete zëvendëspresidentit amerikan JD Vance në Konferencën e Sigurisë së Mynihut në lidhje me mungesën e demokracisë dhe fjalës së lirë në Evropë.
Kancelari Scholz shkroi në platformën X: “Unë i kundërshtoj shprehimisht ato që tha zëvendëspresidenti i SHBA-së Vance në Konferencën e Sigurisë së Mynihut.”
Kurse Pistorius e akuzoi Vance-in se ka një përfytyrim të shtrembëruar për demokracinë. DW
Burimi