Trump: Jam i hapur nëse Musk dëshiron ta blejë TikTok

Trump: Jam i hapur nëse Musk dëshiron ta blejë TikTok

Bota E Mërkurë, 22 Janar 2025 09:38
Zgjidhja që SHBA të përdorë TikTok-un përgjithmonë është ta blejë Elon Musk. Donald Trump është shprehur se ai si president është i hapur. Nëse Musk dëshiron ta blejë aplikacionin, le ta bëjë.
Aplikacioni i videove të shkurtra i përdorur nga 170 milionë amerikanë u hoq përkohësisht për arsye të sigurisë kombëtare këtë të diel dhe u rikthye pak orë më vonë. Vendimi për mbylljen e tij u la për një moment të dytë, ekzaktësisht pas 75 ditësh.

Bloomberg Neës raportoi javën e kaluar se pronatët kinezë të aplikacionit ishin në bisedime paraprake për një opsion të mundshëm për t’i shitur aksionet e TikTok në Shtetet e Bashkuara te Musk, megjithëse kompania e ka mohuar këtë.
Trump nënshkroi të hënën një urdhër ekzekutiv që kërkon të vonojë me 75 ditë zbatimin e ligjit që u vendos pasi zyrtarët amerikanë paralajmëruan se nën kompaninë mëmë kineze ByteDance, ekzistonte rreziku që të dhënat e amerikanëve të keqpërdoreshin.
“Jam takuar me pronarët e TikTok, pronarët e mëdhenj”, shtoi Trump. ‘Pra, ajo që po mendoj t’i them dikujt është ‘bleje dhe jepi gjysmën Shteteve të Bashkuara të Amerikës’.
Mbrojtësit e fjalës së lirë kanë kundërshtuar ndalimin e TikTok sipas një ligji të miratuar nga Kongresi i SHBA dhe të nënshkruar nga ish-presidenti Joe Biden.
Musk, i cili shpenzoi më shumë se 250 milionë dollarë për të ndihmuar Trumpin të fitonte zgjedhjet presidenciale të nëntorit, ka thënë se kishte një mjedis biznesi ‘të pabalancuar’ midis SHBA-së dhe Kinës.
“Unë kam qenë kundër ndalimit të TikTok për një kohë të gjatë, sepse bie ndesh me lirinë e fjalës. Thënë kështu, situata aktuale ku TikTok lejohet të operojë në Amerikë, por X nuk lejohet të operojë në Kinë është e pabalancuar”, tha Musk, i cili zotëron platformën e mediave sociale X.
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente