
Tragjedia me 76 viktima në Turqi, Ministria e Jashtme: Shqipëria, solidaritet të thellë me popullin turk
👁1994
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka reaguar në lidhje me tragjedinë e ndodhur ditën e djeshme në Turqi, ku humbën jetën 76 persona si pasojë e një zjarri të rënë në një qendër skish.
Në një postim në rrjetin social “X”, shpreh ngushëllimet për popullin turk, ndërsa urohet rikuperim i shpejtë për personat e lënduar.
“Zemërthyer nga lajmi i zjarrit tragjik në resortin e skive të Kartalkaya në Turqi, ku janë humbur shumë jetë njerëzish!Në këtë moment të vështirë, Shqipëria dhe populli i saj janë në solidaritet me Turqinë, dhe përcjellim ngushëllimet më të sinqerta ndaj familjeve të viktimave, ndërsa urojmë rekuperim të shpejtë për personat e dëmtuar!”, thotë ministria e Jashtme e Shqipërisë.
Burimi