“Tirona Fanatics” ndezin derbin: Të dielën do vijmë me ju bo qokën!

“Tirona Fanatics” ndezin derbin: Të dielën do vijmë me ju bo qokën!

Sporti E Premte, 7 Shkurt 2025 13:53
Tirana e Partizani, takohen për herë të tretë në këtë sezon në një derbi të zjarrtë. Pas dy ndeshjeve 0-0 është koha që dikush të ushtrojë pushtetin duke rrëmbyer suksesin.
Tirana do të luajë këtë të diel derbin e shumëpritur përballë Partizanit, ndeshje që do zhvillohet në kuadër të javës së 24-të të Superiores. Sfida që do të luhet në stadiumin “Arena e Demave”, nis në orën 13:30.

“Tirona Fanatics” këtë herë ka vendosur nëpër rrugicat e kryeqytetit disa lajmërime vdekje, ku njoftohej se klubi i Partizanit nuk jeton më.
“Të dielën do vijmë me ju bo qokën!”, shkruajnë Fanaticsat në rrjetet sociale krah lajmërimeve të vdekjes. Në “Arenën e Demave” pritet spektakël jo vetëm në fushë, por padyshim edhe në tribuna.
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente