Tayna krijon një laborator gazetari me vlerë 25 mijë euro në Universitetin e Prishtinës

Tayna krijon një laborator gazetari me vlerë 25 mijë euro në Universitetin e Prishtinës

Showbiz E Enjte, 20 Shkurt 2025 15:48
Tayna, artistja që ka krijuar një famë ndërkombëtare, ka dhuruar 25 mijë euro për realizimin e një laboratori në Universitetin e Prishtinës. Në fjalimin që mbajti, ajo tha se studentët janë ura ndërmjet asaj që është bota dhe asaj që mund të bëhet.
“Teksa ndodhem këtu në Universitetin e Prishtinës e them me plot bindje se ju studentë jeni më shumë se thjesht individë që punoni drejt një diplome. Ju jeni ura ndërmjet asaj që është bota dhe asaj që ajo mund të bëhet.

Potenciali juaj është i pakufishëm, prandaj jo vetëm sot, tek unë do e keni gjithmonë derën hapur. Unë besoj se çdo përpjekje që bëni për arsimimin tuaj do të ketë jehonë përtej këtyre mureve të fakultetit, pra kudo në botë”.
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente