Tashmë edhe zyrtare, Lumbardh Salihu kandidat për deputet i LDK-së
Lumbardh Salihu, fituesi i ”Big Brother Kosova Vip 2”, ka nisur një rrugë drejt politikës. Ai do të jetë kandidat për deputet në zgjedhjet e ardhshme qendrore të Kosovës, të cilat do të mbahen më 9 shkurt 2025.
Pak javë më parë, Lumbardhi kishte njoftuar se kishte aderuar në Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK), parti e cila të mërkurën, publikoi listën e plotë të kandidatëve për deputet, në mesin e të cilëve figuron edhe emri i Lumbardhit. Ai është i njohur për publikun shqiptar për karrierën që e nisi si futbollist, për të kaluar më pas në modeling dhe më pas në Big Brother.
Pas famës televizive Salihu ka kaluar në një dimension të ri, atë të angazhimit politik, duke u bërë një kandidat i LDK-së për të përfaqësuar qytetarët e Kosovës në Kuvendin e Kosovës. Në një moment kur interesimi për rinovimin e politikës kosovare është i madh, Lumbardhi ka fituar mbështetje nga disa grupe të ndryshme shoqërore, sidomos nga ata që e konsiderojnë si një figurë të re dhe dinamike, por edhe nga të rinjtë që presim Ndryshmin në Kosovë.
Burimi