Sylvinho drejt largimit, trajneri: Jam me pushime, do flas me stafin pas një jave

Sylvinho drejt largimit, trajneri: Jam me pushime, do flas me stafin pas një jave

Shqipëria për të dytën herë brenda 8 vitesh ishte mes 24 skuadrave më të mira të europës, duke luajtur finalet e një kampionati europian.
Në një kontakt me ”Top Channel”, trajneri Sylvinho dha këtë përgjigje, pyetjes nëse është drejt largimit nga menaxhimi i ekipi kuqezi. “Sapo kam arritur në Porto, jam me pushime me familjen. Nuk di asgjë unë, nuk kam folur akoma me stafin (menaxherin). Do i kontaktoj javën e ardhshme”.
Ajo që bie në sy është që oferta i është bërë përpara Europianit dhe ai nuk ka gjetur asnjë ditë të ulet për ta diskutuar, por është shmangur nën justifikimin e ndeshjeve dhe angazhimit me to.
Me pak fjalë kombëtaren tonë Sylvinho e sheh të sigurt, tashmë pret çfarë do t’i vij deri më 9 korrik, deri atëherë nëse do të jetë federata e gatshme ta presë në këto manovra, jo shumë të qarta.
Burimi