
Sulmi në Veri të Kosovës, Berisha: Beogradi kërkon me çdo kusht një zonë konfliktuale të re!
Kreu i PD-së, Sali Berisha është shprehur se sulmet në Veri të Kosovës kanë për synim destabilizimin e rajonit.
Berisha theksoi se pas dëmtimit me eksploziv të ujësjellësit të Ibër-Lepencit fshihet Beogradi, që sipas tij kërkon me çdo kusht një zonë konfliktuale të re.
Sali Berisha: Vjen pas shpalljes nga Presidentja e Kosovës e datës së zgjedhjeve dhe shprehja e vullnetit të Listës Serbe për të marrë pjesën ë këto zgjedhje.
Kanë synim madhor destabilizmin e atij rajoni. Këto akte janë një aktakuzë e rëndë e Beogradit i cili kërkon me çdo kusht një zonë konfliktuale të re, destabilizimin e Kosovës, Një skenar i tillë është skenar tipik i Rusisë së vogël.
Përgjegjësit të vendosin sa më shpejt para ligjit. Të hiqern të gjitha sanksionet absurde të vendosura ndaj Kosovës. Kosova është pjesë e NATO dhe askush nuk duhet të luajë me këtë vend.
Burimi