Suedia mund të heqë shtetësinë për njerëzit që shihen si kërcënim

Suedia mund të heqë shtetësinë për njerëzit që shihen si kërcënim

Bota E Mërkurë, 15 Janar 2025 21:34
Partitë politike të Suedisë kanë rënë dakord që shtetasit me dy shtetësi që kryejnë krime që kërcënojnë sigurinë kombëtare, duhet të humbasin pasaportën suedeze.
Komiteti ndërpartiak rekomandoi që ky ndryshim të aplikohej për ata që kanë përdorur ryshfet ose informacione të rreme për të marrë shtetësinë, ose që kanë kryer krime të rënda.

Ministri i Drejtësisë, Gunnar Strommer, tha se Suedia po përballet me ekstremizëm të dhunshëm, krim të organizuar dhe aktorë shtetërorë armiqësorë.

Aktualisht, sipas kushtetutës, heqja e shtetësisë është e ndaluar, dhe një votim për ndryshimin e ligjeve do të mbahet vitin e ardhshëm.

Opozita ka kundërshtuar heqjen e shtetësisë për kriminelët e bandave, duke e konsideruar një hap të tepërt.
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente