Skenë e pazakontë në Champions, gjyqtari italian shpërthen në lot pas ndeshjes
👁325
Një skenë e pazakontë ka ndodhur pas ndeshjes së mbrëmjes së djeshme mes Leipzig dhe Aston Villas. Ndihmës arbitri Alessandro Giallatino shpërtheu në lot kur kolegu i tij Maurizio Mariani sinjalizoi përfundimin e ndeshjes.
Giallatini nuk i mbajti dot lotët, ndërkohë që pranë tij u afrua edhe trajneri i Leipzig, Marco Rose. Më pas u zbulua arsyeja pse 49-vjeçari italian po qante. Kjo ishte ndeshja e tij e fundit në rolin e ndihmës arbitrit.
Ai ka qenë ndihmës arbitër në 170 ndeshje të Seria A, 31 në Champions, 11 në Europa League. Ka asistuar dhe në 3 ndeshje në Kupën e Botës në Katar dhe 4 në Europianin në Gjermani. /R.Lika-Koha Jonë/