Siguria në rrugë, reagim i ashpër i Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan
👁1319
Në lidhje me një video të postuar në rrjete sociale, në të cilën shfaqet një autobus duke kryer parakalim të gabuar në kthesë, në kushtet e fushëpamjes së kufizuar, në aksin rrugor “Prrenjas-Librazhd”, ju informojmë se:
Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore të DVP Elbasan kanë identifikuar drejtuesin e këtij automjeti, shtetasin A. D., dhe i kanë vendosur atij, masën administrative 10 000 lekë të rinj, bazuar në nenin 146, pika 16, të Kodit Rrugor.
Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo rast të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor, dhe i garanton ata se do të reagojë menjëherë dhe konform ligjit.
Burimi