Si i bë pronë e familjes Osmani në Mzi të Pukës dhe mbijetoi deri sot, piktura e titanit të Rilindjes së Artë, Leonardo da Vinçi?!
Duket se “thesaret” e kishës katolike në Shqipërinë e epërme nuk kanë të sosur për vetë faktin se i mbijetuan mizorive të komunizmit.
Në fshatin Mzi të Pukës, familja Osmani arriti të ruante një prej pikturave fugure mjaft të vjetra të Jezu Krishtit me Zojën e Bekuar. 98 vjeçari Preng Pashk Osmani, i cili mban ende origjinalin e kësaj pikture në shtëpinë e tij e konsideron atë si një pasuri të vyer. Mendohet që piktura, vepër e da Vinçit të jetë mbi 400 vjeçare, ndërsa është bërë dhuratë nga Vatikani përmes ipeshkvit të Shkodres për kishën e Mziut në vitin 1902.
Preng Pashk Osmsni tregon se si prifti katolik i zonës porositi që kjo fugure duhet të ruhej, por pa e ditur askush ekzistencën e saj.
Për ekzistencën e saj në trarët e kullës së Osmanajve ne Mzi të Pukës nuk dinte as familja deri kur ne fillim të viteve 90 Prenga i rikthej një kopje të kësaj fugure kishës katolike.
Huajtur
https://www.balkanweb.com/video-piktura-fugure-e-da-vincit-qe-i-mbijetoi-diktatures-fale-familjes-osmani-ne-mzi-te-pukes/#gsc.tab=0
Burimi