Shuhet At Antonio Bellusci, Presidenti Begaj: Kombi shqiptar në zi, do kujtohet si përbashkues i arbëreshëve
Presidenti Bajram Begaj shpreh ngushëllimet për ndarjen nga jeta të At Antonio Bellusci, priftit arbëresh të Frasnitas në Arbërinë e Kalabrisë, misionar, intelektual dhe atdhetar i devotshëm.
Kreu i Shtetit i përcolli një telegram ngushëllimi ipeshkvit të Eparkisë së Lungros, Shkëlqesisë së Tij, Imzot Donato Oliverio.
“Sot, Eparkia e Lungros, komunitetet arbëreshe dhe i gjithë kombi shqiptar janë në zi për humbjen e ikonës albanologe, gazetar, shkrimtar, pedagog dhe etnolog, At Antonio Bellusci, një mbështetës i jashtëzakonshëm në mbrojtje të trashëgimisë kombëtare”, tha Begaj.
Presidenti theksoi kontributin e At Antonios në njohjen e identitetit arbëresh, nxitjen e zhvillimit kulturor të komuniteteve ku ishte famulltar, si edhe punën kërkimore në dobi të përcjelljes së trashëgimisë kulturore arbëreshe.
“At Antonio Bellusci do të kujtohet përjetë nga secili prej nesh si një përbashkues i arbëreshëve dhe puna e tij nuk do të shlyhet kurrë nga kujtesa jonë”, shkruan ai.
Burimi