Shteti që ofron 1 mijë euro për çdo refugjat sirian që kthehet në shtëpi
Bota E Shtunë, 14 Dhjetor 2024 09:07
Me rënien e pushtetit diktatoriat të Assad, Europa po lëviz. Qeveria konservatore e Austrisë njoftoi se po u ofron refugjatëve sirianë një bonus kthimi prej një mijë eurove për t’u kthyer në Siri, pas rënies së regjimit të Bashar al-Assad-it.
Kancelari Karl Nehammer tha se situata e sigurisë në Siri duhet të rishikohet për të lejuar kthimin e refugjatëve sirianë.
“Austria do të mbështesë sirianët që duan të kthehen në atdheun e tyre me një bonus kthimi prej një mijë eurosh. Vendi tani ka nevojë për qytetarët e tij për ta rindërtuar atë’‘, ka shkruar Nehammer në rrjetin X.
Kthimi i refugjatëve sirianë kundër vullnetit të tyre nuk është i mundur derisa të bëhet e qartë se në cilin drejtim do të shkojë Siria.
Burimi