SHBA paralajmëron Ukrainën: Ulni tonet dhe kritikat për Donald Trump

SHBA paralajmëron Ukrainën: Ulni tonet dhe kritikat për Donald Trump

Bota E Enjte, 20 Shkurt 2025 20:34
Ukraina të ulë tonet e kritikave ndaj presidentit amerikan. Deklarata urdhër mbërrin nga Këshilltari amerikan për Sigurinë Kombëtare Mike Waltz, pak para takimit në Kiev të 20 Shkurtit mes Presidentit ukrainas Zelensky dhe të dërguarit të posaçëm për konfliktin, Keith Kellog.
Sipas Fox News, Waltz ka ftuar Kievin të ekzaminojë me shumë kujdes situatën, dhe të firmosë marrëveshjen mbi mineralet strategjike të propozuar nga SHBA. Ndërkaq takimi në kiev u zhvillua ashtu siç ishte parashikuar, por Kellogg ka anulluar konferencën për shtyp të parashikuar në përfundim të takimit me Presidentin Zelensky. Sipas “The Guardian”, dhe medias ukrainase RBC, që citojnë funksionarë të lartë vendas, Kellog nuk I është përgjigjur pyetjeve të shtypit, por ka qëndruar vetëm tek një shtrëngim duarsh protokollar.

Nga ana tjetër, SHBA-të bëjnë të ditur se së pari nuk do të firmosin një rezolutë të OKB me rastin e 3 vjetorit të nisjes së pushtimit rus në Ukrainë, sipas së cilët rreth 50 vende e mbështesin integritetin territorial të vendit, njohin kufijtë e njohur në nivel ndërkombëtar, dhe dënohet agresioni rus.
SHBA-të janë shprehur kundër idesë se definicionit “Agresion rus” apo etiketime të tilla nga liderët apo për të përshkruar konfliktin nga G7, sipas Financial Times. Gjithashtu SHBA përmes sekretarit të Thesarit bëjnë të ditur se parashikohet që në tryezën e negociatave për një marrëveshje paqeje mund të ketë edhe lehtësim të sanksioneve kundër Rusisë. Propozimit të Kryeministrit britanik Starmer për dërgimin e 30 mijë trupave ushtarake në Ukrainë, i është përgjigjur me një reagim diktat Presidenti Vladimir Putin. Moska e konsideron të papranueshëm dërgimin e trupave NATO në Ukrainë.
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente