SHBA afrohet me Rusinë, ndërkohë Bashkimi Europian shtrëngon rripat për t’u vetëmbrojtur në realitetin e ri

SHBA afrohet me Rusinë, ndërkohë Bashkimi Europian shtrëngon rripat për t’u vetëmbrojtur në realitetin e ri

Pas ardhjes së Trump duket se Europa po jeton një realitet të ri. E tha zv/presidenti amerikan që bëri vizitën e parë në Europë. Kancelari gjerman e kundërshtoi, por sa vlen kur SHBA po shikon jo më nga BE.
Sekretari amerikan i Shtetit Marco Rubio u takua për afro 4 orë e gjysmë me ministrin e Jashtëm rus Sergey Lavrov në Arabinë Saudite.

Asnjë zyrtar ukrainas nuk ishte i pranishëm në takimin që u zhvilluan ndërsa Ukraina po humbet terren pak nga pak, por në mënyrë të vazhdueshme, përballë një numri më të lartë të trupave ruse, në luftën që nisi thuajse tre vjet më parë. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy ka deklaruar se Kievi nuk do të pranojë rezultatin e bisedimeve të kësaj jave në rast se nuk merr pjesë në bisedime. Aleatët evropianë kanë shprehur shqetësimin se janë mënjanuar.
Ligjvënësit e Bashkimit Evropian kërkuan që Evropa “të dyfishojë përpjekjet” për të forcuar mbrojtjen e saj dhe për të mbështetur Ukrainën, teksa Shtetet e Bashkuara zhvilluan takim me Rusinë në përpjekje për të ndalur luftën.
“Evropa më nuk mund të varet plotësisht nga SHBA-ja për të mbrojtur vlerat dhe interesat tona të përbashkëta, përfshirë mbështetjen e vazhdueshme për sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës”, u tha në një deklaratë të Partisë Popullore Evropiane, Socialistëve dhe Demokratëve, Liberalët dhe Të Gjelbërve më 18 shkurt.
“Ne duhet të përballemi me këtë realitet të ri dhe të dyfishojmë përpjekjet tona të përbashkëta evropiane në mbrojtje të Ukrainës dhe sigurisë evropiane në tërësi, duke krijuar një pengesë të fuqishme kundër çdo agresioni”.
Kjo thirrje për veprim vjen pasi zyrtarët amerikanë dhe rusë u takuan në Arabinë Saudite për të hapur rrugën për bisedime, që synojnë t’i japin fund luftës që Rusia nisi kundër Ukrainës tre vjet më parë.
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka thënë se në bisedimet për përfundimin e luftës në shtetin e tij duhet të përfshihet edhe Ukraina dhe Evropa.
Ligjvënësit evropianë thanë se BE-ja duhet të “sigurohet që Ukraina të jetë në një pozicion të fortë ushtarak” dhe duhet të miratojë legjislacion që t’i mundësojë që të konfiskojë mbi 200 miliardë euro asete të ngrira ruse në bllok.
“Nuk mund të ketë negociata për Ukrainën pa Ukrainën dhe Bashkimin Evropian në tavolinë. Nuk mund të ketë negociata për sigurinë evropiane pa BE-në”, thanë ata.
Shtetet evropiane kanë rritur shpenzimet e mbrojtjes që kur Rusia nisi pushtimin e Ukrainës më 2022, por kanë pranuar se duhet të veprojnë më shpejtë për të luftuar kërcënimin që vjen nga Rusia.
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente