Scholz kritikon Trump: E rrezikshme ta quash Zelenskyn “diktator”

Scholz kritikon Trump: E rrezikshme ta quash Zelenskyn “diktator”

Bota E Mërkurë, 19 Shkurt 2025 21:41
Zelensky është kreu i zgjedhur i shtetit të Ukrainës, theksoi kancelari gjerman. Kancelari gjerman Olaf Scholz është i pari në radhët e liderëve europianë që ka reaguar pas përplasjeve të ashpra që patën sot, Presidenti amerikan Donald Trump dhe ai ukrainas, Volodymyr Zelensky.
Scholz tha se ishte e gabuar dhe e rrezikshme për presidentin e SHBA-së, Donald Trump, që ta quajë udhëheqësin ukrainas “diktator” . “Është thjesht e gabuar dhe e rrezikshme t’i mohosh Presidentit Zelensky legjitimitetin e tij demokratik”, tha Scholz për Spiegel.

“Volodymyr Zelensky është kreu i zgjedhur i shtetit të Ukrainës. Fakti që zgjedhjet nuk mund të mbahen në mes të luftës është në përputhje me kërkesat e kushtetutës së Ukrainës dhe ligjeve zgjedhore. Askush nuk duhet të pretendojë të kundërtën”, vuri në dukje Scholz.
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente