
Samiti evropian për Ukrainën, Zelensky refuzon marrëveshjen me SHBA për tokat e rralla
Bota E Shtunë, 15 Shkurt 2025 19:39
Franca do të mbajë të hënën Samitin evropian për Ukrainën. Këtë e bëri të ditur ministri i Jashtëm polak Radoslaw Sikorski duke folur në Konferencën e Sigurisë në Mynih. Në ditën e 1088 të luftës në Ukrainë, presidenti Volodymyr Zelensky njoftoi se ai hodhi poshtë marrëveshjen me Uashingtonin për tokat e rralla.
Zelensky tha se marrëveshja “duhet të lidhet me garancitë e sigurisë. Marrëveshja ishte gati në nivel ministror, por unë jam president dhe do të ndikoj në cilësinë e këtij dokumenti.
“Dhe kjo është arsyeja pse nuk i lashë ministrat të nënshkruajnë marrëveshjen, sepse nuk është gati, sipas mendimit tim. Nuk është ende gati të mbrojë interesat tona” , u shpreh presidenti ukrainas Zelensky.
Ndërkohë, në Konferencën e Sigurisë në Mynih, i dërguari i Trump në SHBA, Keith Kellogg, tha se nuk e sheh Evropën në tryezën e bisedimeve për zgjidhjen e konfliktit Moskë-Kiev.
Sipas tij, megjithatë, interesat e Evropës do të merren parasysh. Në takimin, i cili po zhvillohet në një klimë tensioni të lartë pas sulmit në qytetin gjerman, Zelensky kishte theksuar më parë nevojën për trupa të përbashkëta evropiane, duke ritheksuar se garancia e vetme për sigurinë e vendit është anëtarësimi në NATO.
Sipas ministrit të Jashtëm Tajani, “është e qartë se nëse duam të arrijmë një marrëveshje armëpushimi, ne kemi nevojë për gatishmëri, si nga rusët ashtu edhe nga ukrainasit. Zelensky dëshiron të fillojë një negociatë me sens të përbashkët, mendoj se ai ka të drejtë ta bëjë këtë.”
Burimi